Kaos në zonën VIP të stadiumit të Aleticos, policia shpërndan me dhunë fansat e Feyenoord (VIDEO)
Sporti E Enjte, 5 Tetor 2023 15:45
Gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Feyenoord në Wanda Metropolitano, disa spektatorë holandezë u futën në zonën VIP të stadiumit.
Kaosi i krijuar nga prania e tyre kërkoi ndërhyrjen e Policisë spanjolle, e cila fatmirësisht arriti të vinte situatën nën kontroll.
Policia hyri në zonën VIP me shkopinj në duar, duke arrestuar 6 prej tifozëve të Feyenoord-it.
KOHA JONË SONDAZH

