FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaos te Sampdoria, shkon në 6 numri i futbollistëve me koronavirus

Situata te Sampdoria po bëhet dramatike, teksa në orët e fundit është mësuar se është infektuar një tjetër futbollist. Deri më tani janë 6 lojtarët që kanë dalë pozitiv në testin e Covid-19. Mbrojtësi i krahut Fabio Depaoli ka informuar ndjekësit e tij se ka dalë pozitiv pas testit të bërë.

“Përshëndetje miq, fatkeqësisht kam dalë pozitiv nga virusi COVID-19. Dua të shtoj se jam mirë. Ky është një monstër që po sulmon pa dallim, por duke ndjekur këshillat nga mjekët ne mund të fitojmë këtë ‘ndeshje’ dhe të rikthehemi më të fortë”, – tha ai ndër të tjera.

Ekipi i Sampdorias kishte konfirmuar më herët se kishin dalë pozitivë lojtarët Manolo Gabbiadini, Pmar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?