Kapello i drejtpërdrejtë: Mungon kualiteti, Italia duhet ta nisë gjithçka nga zero

Fabio Kapello, trajneri i njohur italian, pavarësisht se nuk do të jetë në drejtimin e ndonjë skuadre nuk do të mungojë në Botërorin rus, por këtë herë si analist sportiv.

Fakti që i dhemb shumë Kapellos është se nuk mund të bëjë tifo për Italinë e tij.

“Ishte shumë e trishtueshme të shikoje Italinë të mos kualifikohej në Botëror, – ka pohuar trajneri i njohur italian për “Fifa.com”. – Kemi qenë protagonistë të botërorëve dhe jemi katër herë fitues. Por në këtë moment futbolli italian nuk ka shumë lojtarë me talent dhe kualiteti në ekip nuk është i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është momenti ta nisim punën nga zero që të kuptojmë ku kemi gabuar dhe mbi të gjitha të përpiqemi të prodhojmë diçka ndryshe, të bazuar në karakteristikat e lojtarëve italianë, pa kopjuar të tjerët.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu kthyer së kaluarës, Kapelo shpreh keqardhjen që nuk mori pjesë në botërorin e Argjentinës në 1978-ën: “Mbeta shumë i zhgënjyer që e humba atë Botëror. Kisha luajtur në të gjitha ndeshjet kualifikuese, por mbeta jashtë skuadrës. Një mëkat edhe sot për mua”, – ka thënë Kapelo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?