FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Karvahal vendos rekord unikal në Champions, 25 ndeshje që nuk njeh humbje

Dani Karvahal është një rekordmen në Champions League: falë fitores ndaj Juventusit, duke arritur në shifrën e 25 ndeshjeve pa humbje. Mbrojtësi i djathtë vijon rrugëtimin pozitiv (19 fitore, 6 barazime) që ka filluar që nga ndeshja e kthimit në vitin 2015 të mbyllur 1-1 në “Santiago Bernabeo”.

Humbja e fundit ka qenë pikërisht ndaj Juventusit në shifrat 2-1. Karvahal nuk ka luajtur në tre ndeshje: sfidën e parë ndaj Volfsburg në vitin 2016, gjysmëfinalen e kthimit ndaj Atletiko Madrid vitin e kaluar dhe duelin ndaj Totenhemit në fazën e grupeve gjatë këtij viti.

Pas yllit të Realit është Nani me 24 ndeshje pa humbje me Junajtid, si dhe të njëjtën numër ndeshjesh nga Evra. Ronaldo ndërkohë ka arritur në kuotën e 22 ndeshjeve pa humbje me Junajtid. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?