Këndoi himnin në sfidën ndaj Brazilit, mediat zvicerane akuza Xhakës: Do të bëhet kapiten

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i surprizoi të gjithë në fillimin e ndeshjes, pasi zgjodhi të këndonte himnin e Zvicrës.

Ai e kishte bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e fundin miqësore ndaj Japonisë, por për mediat zvicerane, Xhaka nuk e bën këtë gjë sepse e ndjen, por për shkak të interesit.

Ata kanë hedhur hipotezën se Xhaka do të behet kapiten i Zvicrës në një të ardhme të afër dhe është ndërgjegjësuar me faktin që për t’u bërë kapiten duhet të këndosh edhe himnin. Mesfushori i Arsenalit është i treti në listë pas Lihtshtajnerit dhe Behramit dhe shiriti i kapitenit nuk duket shumë larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?