Klopp letër prekëse për tifozët: Futbolli s’ka rëndësi, kujdesuni për veten!

Në ditën kur Premier League është ndalur, Jurgen Klopp shkruan një letër prekëse për tifozët e “The Reds” përmes faqes së internetit të Liverpoolit.

“Në të kaluarën kam thënë që futbolli është gjëja më e rëndësishme e gjërave më pak të rëndësishme, por tani ndeshjet dhe futbolli nuk janë aspak. Ju lutem kujdesuni për veten dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”.

Liverpooli vendosi vullnetarisht të ndalojë stërvitjen, duke u dhënë disa ditë leje futbollistëve që të qëndrojnë pranë familjeve të tyre në këto momente të vështira. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk besoj se ky është momenti kur mendimi i një trajneri futbolli ka ndonjë rëndësi, por e kuptoj që tifozët tanë duan të ndjejnë të thuhet ndonjë fjalë nga klubi, kështu që po e bëj unë. Para së gjithash, të gjithë duhet të bëjmë sa kemi mundësi të mbrojmë njëri tjetrin. E flas si shoqëri. Duhet të jetë gjithnjë kështu, por në momente të tilla besoj se ka më rëndësi se kurrë. Kam thënë shpesh se futbolli është gjëja më e rëndësishme ndër gjërat më të parëndësishme, por tani ndeshjet e futbolli nuk janë aspak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht që nuk duam të luajmë në një stadium të boshatisur, ashtu si nuk duam që ndeshjet ose kampionatet të pezullohen, por nëse duke bërë këtë ndihmojmë sikur edhe një person të jetë mirë, ne do ta bëjmë, pikë. Nëse është një zgjedhje mes futbollit dhe të mirës së përbashkët, nuk ka farë ndeshje. E vendimi i sotëm është marrë për ti mbajtur njerëzit të sigurtë. Ja përse e mbështesin plotësisht. Kemi parë lojtarë kundër të cilëve kemi luajtur të sëmuren. Virusi ka treguar se të jesh në botën e futbollit nuk të bën imun. E rivalëve tanë që janë prekur e ata që do të preken, jeni në mendimet e lutjet tona. Asnjë nga ne në këtë moment nuk e di si do të shkojnë gjërat, por si skuadër duhet të mendojmë që autoritetet të marrin vendime bazuar në gjykime të ndjera e moraliste.

E vërtetë, jam trajner i skuadrës e kam përgjegjësi për atë që i përket të ardhmes në fushë. Për momentin, me kaq shumë persona në qytetin tonë, në rajonin tonë, në vendin tonë e në gjithë botën që po përballen me ankthin e paqartësinë, do të ishte e gabuar të flisnim për tjetër gjë që nuk është këshillimi i personave të ndjekin këshillat e ekspertëve e të kujdesen për veten e të tjerët. Mesazhi që skuadra i jep tifozëve ka të bëjë me shëndetin tuaj. Vendosi shëndetin në vendin e parë, mos rrezikoni. Mendoni për më të dobëtit e si ti ndihmoni. Ju lutem, kujdesuni për veten e na jepni një dorë edhe të tjerëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?