FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp: S’mund të fitosh pa shpenzuar shuma të mëdha në merkato

“Liverpooli është ambiciozë dhe nëse nuk do të shpenzojmë para si të tjerët, nuk do të jemi në gjendje që të konkurrojmë. Të gjithë bëjnë blerje, duhet të bëjmë dhe ne”. Jurgen Klopp kërkon investime nga drejtuesit në merkato, pavarësisht se janë kampionët e Europës në fuqi. Sezonin e kaluar të kuqtë shpenzuan 170 milionë sterlina duke transferuar Alisson, Keita, Fabinho dhe Shaqiri.

Strategu gjerman beson se nëse nuk bën investime në merkato nuk mund të arrish fitoren e trofeve, por ai kërkon të vendosen kufi.

“Kur isha në Gjermani, Bayerni kishte një buxhet të palimituar, të tipit 100 milionë euro, por në merkaton e sotme këto para mund të mjaftojnë vetëm për të blerë një mbrojtës. Ka ndryshuar më shumë nga sa e prisja, ashtu siç po thuhet për Pogba. Nëse futbolli një ditë do të bëhet vetëm çështje parash, do të largohem”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?