Klop: Roma në gjysmëfinale? Mendova se ishte një shaka … (VIDEO)
Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka mbetur i befasuar kur ka mësuar se Roma kishte eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampioneve duke përmbysur rezultatin 4-1 të ndeshjes së parë. Në konferencën pas ndeshjes, strategu gjerman ka folur dhe për ndeshjen e zhvilluar në “Olimpiko”.
“Kur isha në tunelin e dhomave të zhveshjeve, më treguan që kishte kaluar Roma dhe mendova se po talleshin me mua. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Romës, është një ekip fantastik, por realisht nuk e prisja një gjë të tillë. Ata humbën Slaah gjatë verës dhe janë në gjysmëfinale, është fantastike”, ishin fjalët e Klop për kualifikimin e Romës.
KOHA JONË SONDAZH

