Kombëtarja e femrave mund me përmbysje Maqedoninë e Veriut
Kombëtarja shqiptare e femrave ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1 në përballjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Librazhdit. Skuadra mike kaloi e para në avantazh në minutën e 12-të me anë të Maksutit, ndërkohë që në minutën e 36-të, vajzat kuqezi, barazuar rezultatin me anë të Gjinit.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, teksa në minutën e 76-të, futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, kaloi në avantazh Shqipërinë. Për t’i vendosur kapak sfidës mendoi Bajraktari në minutën e 80-të. Pavarësisht se ishte thjesht një ndeshje miqësore, kjo fitore shërben për të mbajtur lart moralin e ekipit kombëtar të femrave.


KOHA JONË SONDAZH

