Komenti epik i Ancelottit: Kontrolloni pasaportën e Bellingham, nuk duket si 20 vjeç!

Jude Bellingham po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin.  Mesfushori i talentuar anglez është shndërruar në liderin e “Los Blancos” pasi në çdo ndeshje emri i tij është si shënues ose si asistues në kampionat dhe Champions.

20-vjeçari në nëntë ndeshje zyrtare me fanellën e Realit ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3. Duke marrë parasysh formën e jashtëzakonshme që po kalon anglezi, Ancelotti u pyet pas ndeshjes me Napolin nëse është i sigurt se Bellingham është vetëm 20-vjeç.

Trajneri italian ka dhënë një përgjigje epike, duke thënë se duhet parë me kujdes pasaporta e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo, nuk jam i sigurt. Do të duhet të kontrolloni pasaportën e tij. Lojtar fantastik, karakter dhe personalitet i fortë. Fantastike që ka firmosur për ne”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?