Konfirmohen fjalët e Sylvinhos, Chelsea zbulon se Broja është i dëmtuar
Armando Broja u grumbullua për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, por vetëm pas dy ditëve qëndrimi në Tiranë, u largua sërish në drejtim të Londrës.
Sylvinho u shpreh se nuk ka asnjë çështje “Broja” në Kombëtare, por futbollisti ka shfaqur probleme në gjurin e operuar, i cili e la për gati një vit jashtë fushave të lojës. Sulmuesi u largua për te klubi i tij.
Të shtunën Chelsea do të luajë derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Para këtij takimi, “blutë e Londrës” kanë konfirmuar se Broja ka një problem në gjurin e majtë, i cili i është shfaqur gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, ai do të jetë pjesë e ekipit, ditën e shtunë, dhe pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të marrë disa minuta në pjesën e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

