“Kosova është Shqipëri”, mediat serbe e quajnë tradhti në mes të Athinës
Një nga momentet që tërhoqi më së shumti vëmendjen në ndeshjen e Europa League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit ishte edhe një banderolë e hapur nga tifozët grekë.
Në të shkruhej me të madhe se “Kosova është Shqipëri”, me tifozët e AEK-ut të Athinës që dolën kështu hapur në krah të shqiptarëve, ndryshe nga sa bënë para disa ditësh tifozët e Olympiacos.
Por, kjo banderolë nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat serbe, të cilat si gjithnjë nuk e lënë mënjanë dramën duke i kërkuar edhe llogari grekëve për atë që sipas tyre konsiderohet si një tradhti në mes të Athinës.
KOHA JONË SONDAZH

