Kroos kundër uljes së pagës: E padobishme, është si donacion për klubin!

Real Madridi po studion planin për uljen e pagave po studiojnë mundësinë e uljes së pagave të skuadrës së parë në masën 12 deri 20%, por gjermani Toni Kroos nuk është dakord. Mesfushori i “Los Blancos”, në një prononcim për podcastin SËR Sport, u shpreh:

“Mendoj se paga duhet të jepet e plotë dhe secili nga ne të bëjë atë që mendon me paratë që merr. Na kërkohet të ndihmojmë dhe ka shumë situata ku ndihma është e nevojshme. Ulja e pagës, për mendimin tim, është në dhuratë e padobishme, ose një donacion që i bëhet klubit.

Ka shumë klube që nuk kanë të ardhura të planifikuara. Do të varet edhe nga zgjatja e ndalesës së futbollit. Nëse kthehemi në fushë në maj, sigurisht që shoqëritë do t’i gjejnë zgjidhjet. Edhe diçka tjetër, nëse ndalesa do të zgjatë deri në dimër, mund ta imagjinoj se klubet do të jenë në vështirësi, dhe një pauzë kaq e gjatë do ta ndryshonte krejtësisht futbollin”, deklaroi Kroos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?