Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II). Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30. Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Bushi ka në dispozicion një grup interesant me lojtarë të talentuar, të cilët treguan një formë të mirë në dy fitoret e arritura në ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 për 21-vjecarët. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?