Kualifikueset/ Franca, Portugalia e Belgjika zyrtarisht në EURO 2024

Franca, Portugalia dhe Belgjika janë tre skuadrat e para që siguruan kualifikimin në fazën finale të Euro 2024, duke iu shtuar Gjermanisë organizatore.

Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo dhe Dodi Lukebakio ndihmuan skuadrat e tyre që të zyrtarizojnë pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm kontinental.

Dy golëshi fantastik i Mbappé mposhti Holandën 2-1 në Amsterdam. Kapiteni i francezëve arriti kuotën e 42 golave në përfaqësuese, duke u ngjitur në vendin e katërt në listën e goleadorëve historikë të “gjelave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë dy golave nga Cristiano Ronaldo, Portugalia fitoi 3-2 me Sllovakinë. 38-vjeçari u ngjit në kuotën e 125 golave në arenën ndërkombëtare, teksa “luzitanët” ruajtën ecurinë perfekte, duke regjistruar vetëm fitore në Grupin J.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore që vulosi kualifikimin edhe ajo e Belgjikës përballë Austrisë. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultatin 3-2 në Vjenë, falë dy golave nga Dodi Lukebakio dhe rrjetës së Romelu Lukaku. Belgët mbeten të pamposhtur, teksa humbja e fundit në kualifikueset e Kampionatit Europian daton në vitin 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?