Kukësi fiton me 10 futbollistë ndaj Vllaznisë, vendos goli i Rashitit (VIDEO)
Kukësi ka arritur një fitore të madhe, 1-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Ndonëse nga minuta e 44-t, luajtën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Reçit, në fund verilindorët ia dolën të marrin 3 pikë të arta.
Ishte sulmuesi Rashiti, i cili pas një krosimi nga e djathta, gjuan bukur me kokë, duke e ndalur në fundin e rrjetës. Një zhgënjim i madh për Vllazninë, që tregon dhe njëherë vështirësi për të gjetur golin.
Kukësi ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e gjashtë me 12 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

