Kukësi mund me “poker” Teutën dhe merr kryesimin e Superiores, Vllaznia fiton në Korçë

Kukësi është kryesuesi më i ri i Kategorisë Superore. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka arritur një fitore shumë të thjeshtë 4-0 ndaj Teutës, duke përfituar në maksimum nga humbja e Partizanit.  Ndeshja nisi me raste të shumta nga të dyja portat. Në minutën e 31-të, kryesori Xhaja bën me shenjë për 11-metërsh në favor të Kukësit, për prekje të topit më dorë nga Rustem Hoxha, me gjithë protestat e durrsakëve. Nga pika e bardhë nuk gabon Vasil Shkurtaj.

I njëjti episod do të përsëritej në pjesën e dytë, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Rustem Hoxha, që ndëshkohet me kartonin e kuq. Ashtu si në pjesën e parë, penalltinë e shndërron në gol Vasil Shkurtaj. Më pas për verilindorët do të ishte shumë e thjeshtë për të gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës me Abazajn dhe Ethemin.

Vllaznia gjithashtu mori një fitore të madhe në transfertë me Skënderbeut, me një super gol të Ndriçim Shtubinës me roveshatë në minutën e 66-të, duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi Koliçit. Edhe pse shkodranët luajtën nga minuta e 82-të me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Walusimbi, Skënderbeu nuk arriti ta shmangte humbjen e shtatë sezonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?