Laçi dhe Kukësi “paqe” në sfidën e parë, finalisti vendoset në “Zeqir Ymeri” (VIDEO)

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit, është mbyllur me rrjeta të paprekura në ndeshjen e parë. Të dyja ekipet janë treguar shumë të kujdesshme, teksa nuk kanë munguar edhe episodet e dhunës.

Tifozët vendas në fundin e pjesës së parë hodhën objekte të palejuara në fushë, duke shkaktuar ndërprerjen e takimit për disa minuta, deri situata u qetësua.

Kukësi arriti që të shënonte në minutën e 73-të, por për kryesorin Koçi kishte ndërhyrje të parregullt në sulm. Pak minuta më vonë ishte Koliçi që reagoi në pozicion, duke ruajtur të paprekur portën e Kukësit. Në këtë mënyrë bileta për në finale, do të vendoset nga rezultati i ndeshjes së kthimit që do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?