Largimi i Di Biagio, Dinamo ka gati emërimin e trajnerit të ri
Me 7 pikë në 9 javë, Dinamo preku fund, me një ecuri shumë negative. Tekniku italian nuk mundi dot të bënte mrekullinë dhe zgjodhi që të jepte dorëheqjen, edhe pse në fakt kishte një kontratë për 2 sezone.
Presidenti Bardhi dhe pjesa tjetër e stafit, nuk iu desh shumë kohë për të gjetur pasuesin e Di Biagio-s pasi e kishin brenda familjes. Trajneri i ri do të jetë Dritan Mehmeti, pikërisht trajneri që i rikthye në elitë, ndërsa për momentin mbante postin e trajnerit të ekipi U-19.
KOHA JONË SONDAZH

