Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Italisë

Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ferrarit i dha një gëzim tifozëve italianë të pranishëm në pistën e Monzës me një xhiro spektakolare, që e ndihmoi të linte pas Max Verstappen (Red Bull).

Kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi ferraristi tjetër, Carlos Sainz, ndërsa pas tij Sergio Perez.

Për shkak të penalizimeve të Sainz, Verstappen dhe Perez, nga vija e parë e nisjes do të jenë Leclerc dhe Russell, në të dytën Lando Norris dhe Verstappen, ndërsa në të tretën Ricciardo dhe Gasly.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?