Leipzig shkarkon trajnerin Tedesco pas humbjes ndaj Shakhtar Donetsk
Leipzig ka vendosur që të mbyllë kontratën me trajnerin Domenico Tedesco. Disfata e fundit në Champions League përballë Shakhtar Donetsk në shtëpi me rezultatin 1-4, ka sjellë dhe fundin e epokës së tij në drejtimin e klubit Gjerman e cila zgjati vetëm 272 ditë. Gjithashtu nga klubi janë larguar edhe dy ndihmës trajnerat Andreas Hinkel dhe Max Urëantschky
Gjermani sezonin e fundit në Bundesligë e mbylli në vendin e katërt me ekipin e Leipzig, ndërsa suksesi më i madh ishte fitimi i kupës së Gjermanisë përball Freiburg. Gjithashtu në epokën e Tedescos, Leipzig humbi finalen e Super Kupës së Gjermanisë përball Bayern Munich.
Tedesco e udhëhoqi Leipzig deri në raundin e gjysmë finaleve të kompeticionit të Europa League, ku klubi Gjerman u eliminua nga Skocezët e Rangers. Në sezonin e ri që ka nisur në Bundesligë, në pesë javët e para Leipzig ka grumbulluar vetëm pesë pikë, që kanë sjell dhe vendimin drastik të klubit.
KOHA JONË SONDAZH

