Leverkuseni i Xhakës dhuron spektakël ndaj Koln, merr kreun e Bundesligës
Bayer Leverkusen nuk di të ndalet në Bundesliga. Skuadra e Xabi Alonsos mposhti 3-0 Kolnin në “BayArena”. Miqtë rezistuan deri në minutën e 22’, moment kur Jonas Hofmann zhbllokoi ndeshjen. 31-vjeçari finalizoi me gol një aksion të bukur të Leverkusenit.
Goli i dytë erdhi në minutën e 32’ me anë të holandezit Jeremie Frimpong, teksa në pjesën e dytë pati festë edhe për Victor Boniface. Sulmuesi nigerian është ngjitur në kuotën e 7 golave. Kampionat që kryesohet nga Bayer Leverkusen me 19 pikë të mbledhura në shtatë javë.
KOHA JONË SONDAZH

