Liverpooli fiton derbin ndaj Evertonit, vendos dopieta e Salah (VIDEO)

Liverpool merr një fitore të vështirë 2-0 në derbin ndaj Evertonit, që luajti me një lojtar më pak për një orë lojë. Miqtë nuk patën fatin me vete në këtë ndeshje teksa në minutën e 37-të mbetën me një lojtar më pak pasi Ashley Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Vendimtar dygolëshi i Mohamed Salah që zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të. Egjiptiani nuk fali nga 11-metrat duke ekzekutuar saktësisht një penallti të fituar nga ana e Luis Diaz

Everton e pati të vështirë për të rrezikuar portën e Alisson dhe në fund pësuan edhe golin e dytë në minutën e 97 pas një kundërsulmi të mbyllur me sukses nga Salah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool ngjitet momentalisht në krye të Premier League me 20 pikë ndërsa nga ana tjetër, “Blutë e Merseyside” mbeten me gjashtë në pikë në vend të 16.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?