Liverpooli shkatërron Nottingham, ngjitet në vendin e tretë
Liverpooli ka arritur një fitore të thellë 3-0 në shtëpi ndaj modestëve të Nottingham. Skuadra e Jurgen Klopp mori avantazhin pas gjysmë ore lojë.
Një top i humbur nga miqtë shfrytëzohet më së miri nga skuadra vendase, me Diego Jotan që ia doli të realizojë, pas një topi te kthyer nga pritja e portierit Turner.
Liverpool vendosi 3 pikët në kasafortë që në pjesën e parë, me Nunez që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë gjërat ishin të thjeshta, mjaftoi një menaxhim rezultati dhe një gol i Salah për të vulosur suksesin në “Anfield”.
Liverpool renditet në vendin e 3-të të renditjes, duke pasur një ecuri krejt ndryshe nga sezoni i kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

