Liverpul-Siti, formacionet zyrtare të derbit anglez në Champions

Sonte në mbrëmje ka një tjetër ndeshje magjike, teksa Liverpuli pret Sitin në çerekfinalen e parë në Champions League. Të kuqve nuk mund t’i mungonte sot nga minuta e parë tredhëmbëshi Firmino-Salah-Mane, i cili do të përpiqet që të vazhdojë serinë e golave që e ka bërë të thyejë rekordet e Ligës së Kampioneve në këtë edicion.

Nga ënën tjetër, Guardiola do të luajë pa Agueron e dëmtuar, por me një yll të ri si Gabriel Hezus që nga minuta e parë në fushë, të mbështetur nga yjet e pasimit, si Silva e De Bryjn.

Nëse në Evropë kjo është përballja e parë në Angli dy klubet janë ndeshur plot 178 herë dhe Liverpuli kryeson bindshëm bilancin 87 me 45. Ndeshja e kthimit do të luhet pas vetëm gjashtë ditëve, ndërsa takimi i parë do të drejtohet nga arbitri gjerman Felix Brych.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?