Liverpuli mund dhe në sfidën e kthimit Sitin, kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Liverpuli ka siguruar kalimin për në fazën tjetër të Champions League, duke ruajtur fitoren e ndeshjes së parë. Të kuqtë kanë fituar 2-1 në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Etihad Stadium”. Jurgen Klop ju gëzua rikthimit të Mohamed Salah nga minuta e parë, pasi kujtojmë që egjiptiani vuante nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave jashtë ekipit në fundjavë. Takimi nisi me ritëm të frikshëm për skuadrën e Guardiolës, që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë Sterling pason në zonë për Gabriel Zhezus, i cili e të thjeshtë për ta çuar topin në rrjetë. “Qytetarët” luajnë mjaft mirë në pjesën e parë duke krijuar mundësi të shumta shënimi, madje do të shënonin edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi goli i Sane u anulua për pozicion jashtë loje nga arbitri anësor. Fraksioni i dytë ndërkohë dhuroi të tjera emocione.
Liverpuli shfrytëzoi më së miri hapësirat duke shënuar golin e barazimit në minutën e 56-të me Salah. Më pas në minutën e 77-të Liverpuli shënoi dhe golin e dytë me Firminon. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me të kuqtë që fitojnë në shifra të përgjithshme 5-1.
KOHA JONË SONDAZH

