Lufta Izrael-Hamas, Salah apel për Gazën: Njerëzit në Gaza kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe

Mohamed Salah përmes një postimi në “X”, kërkoi t’i jepen fund masakrave në Rripin e Gazës. Ai ka dhënë kontributin e tij për njerëzit që po vuajnë nga lufta.

“Nuk është e thjeshtë të flasësh në kohë të tilla. Kishte shumë dhunë dhe brutalitet që të thyen zemrën. Përshkallëzimi i situatës në javët e fundit është i pamundur të mos vihet re”.

Mes të tjerave, futbollisti egjiptian theksoi se “njerëzit në Gaza kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe”. Ai i bëri apel liderëve botërorë që të bashkohen për të ndalur masakrën ndaj të pafajshmëve. Sipas Salah, njerëzimi duhet të mbizotërojë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e postuar nga sulmuesi i Liverpulit u bë menjëherë virale në rrjet. Në harkun e vetëm një orë, mesazhi u pa nga më tepër se 39 milionë njerëz. Një tregues i qartë i impaktit që Salah ka mbi të gjitha në botën myslimane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditëve të fundit, shumë tifozë në Egjipt e kanë kritikuar Salah, sepse nuk ishte shprehur rreth luftës dhe në mbrojtje të palestinezëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?