FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majlinda Kelmendi fiton medalje ari në Lojërat Evropiane në Minsk

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, pasi ka fituar medalje të artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

 

Kelmendi mori pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo e nisi garimin ndaj Fabienne Kocher, duke fituar me lehtësi ndaj gjermanes. Xhudistja kosovare më pas në çerekfinale mundi polaken Karolina Pienkoëska, duel të cilin e fitoi me IPPON.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjysmëfinale, Majlinda Kelmendi sfidoi francezen Amandine Buchard, të cilën e kaloi pa shumë probleme, ndërkohë që në finale i duhej që të rivalizonte me rusen Kuziutina. Kjo e fundit nuk arriti që t’i rezistonte kosovares, duke u mundur me IPPON.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?