”Mamma mia!” Goli i Ronaldos shushat botën!
”Mamma mia!” ishte titulli i ”Marca” dhe ”Diario AS” për golin e Ronaldos –
BARCELONË, 4 prill /ATSH-DPA /- Duartrokitjet që mbushën stadiumin e Juventusit dje në mbrëmje pas shënimit të golit me roveshatë të Cristiano Ronaldos kanë vazhduar të bëjnë jehonë edhe sot në mbarë Europën.
Madje, edhe media e Barcelonës, shpesh jo e gatshme për të bërë vlerësime ndaj tij apo lojtarëve të tjerë të Real të Madridit, nuk mund të fshihnin emocionin pas shënimit të golit të tij të dytë, mahnitës, në fitoren 3-0 të Realit.
Gazeta katalanase “El Periodico” e vlerësoi atë me 10 midis 10 lojtarëve të tjerë dhe artikullin kushtuar futbollistit e titulloi ” Madhështori Cristiano”.
“Ai ka qenë në ankth për të shënuar golin”, raporti e përditshmja sportive “El Mundo Deportivo” me seli në Barcelonë duke iu referuar faktit se ai nuk kishte shënuar kurrë një gol me roveshatë në një ndeshje të madhe, pavarësisht nga përpjekjet e ndryshme ndër vite.
“Ishte një gol që do të mbahet mend në historinë e futbollit”, raportoi e përditshmja spanjolle sportive “Diario AS” dhe “Marca”.
Raporti i tyre për ndeshjen mbante titullin “Mamma mia!”, një atribut për italishten, pasi edhe Italia iu bashkua dje në mbrëmje grupit të vlerësimit.
“Ishte një gol i pabesueshëm. E kam parë përherë me pozitivitet. Tifozët duhet ta pranojnë se kjo është një tjetër arritje për të”, deklaroi Ramos për goditjen spektakolare të Ronaldos.
Gjithashtu, Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit i pyetur nëse Ronaldo kishte qënë në formën e tij më të mirë, tha se ai ishte Ronaldo i zakonshëm.
“Ai dhe Messi mund të krahasohen me Maradonën dhe Pele për atë që ata kanë dhënë në fushë pas çdo sezoni”, shtoi Buffon.
Gjithashtu, e përditshmja spanjolle online, “El Pais” me seli në Madrid shkruajti një artikull me titull “Madhështori Cristiano”.
”Nëse do të ndërtohet një statujë e Ronaldos përpara stadiumit Santiago Bernabeu, pa dyshim që do të projektohet sipas golit të dytë mahnitës të tij”, shkruan gazeta.
“Ishte një nga golat më madhështorë në historinë e futbollit”, deklaroi trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili bëri jehonë me golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2002.

KOHA JONË SONDAZH

