Manaj në super formë, shënon 3 gola për 45 minuta në Kupën e Turqisë (VIDEO)

Rey Manaj konfirmon formën fantastike edhe në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Sivasspor, në triumfin 4-0 që skuadra e tij regjistroi përballë Artvin Hopaspor.

Manajt i mjaftoi një pjesë loje, që të vuloste kualifikimin në turin e katërt. Ai shënoi tre gola në harkun e 42 minutave. Pas avantazhit në të gjashtën, sulmuesi dyfishoi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Përpara pushimit ndërmjet pjesëve, Manaj realizoi edhe golin e tretë personal, duke fituar të drejtën të merrte topin në shtëpi. Rey Manaj ngjitet në kuotën e 5 golave të shënuar në këtë fillim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
GOL Rey Manaj Sivasspor 1-0 Artvin Hopaspor (Ziraat Türkiye Kupası 3. Tur Maçı)
GOL Rey Manaj Sivasspor 2-0 Artvin Hopaspor (Ziraat Türkiye Kupası 3. Tur Maçı)
GOL Rey Manaj Sivasspor 3-0 Artvin Hopaspor (Ziraat Türkiye Kupası 3. Tur Maçı)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?