Manchester City ndalet në transfertën ndaj Aston Villës (VIDEO)

Manchester City bën ndalesën e dytë sezonale në Premier League, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Aston Villës.

Fraksioni i parë nuk do të sillte asnjë gol. Në fillimin e së dytës, De Bruyne jep një krosim në zonë, atje ku Erling Haaland është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë topin në kuadrat. Ky është goli i 10-të sezonal për norvegjezin në 6 javët e para.

Aston Villa nuk u dorëzua dhe në minutën e 74-t do të gjente barazimin me Bailey, që do ta dërgonte topin në trekëndëshin e portës. Steven Gerrard arriti që të ndalte Guardiolën, në një ndeshje të luftuar që dhuroi shumë emocione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim Manchester City shkon në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Tottenham. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?