Manuel Neuer kthehet në fushë për duelin e Champions League

“Gardiani” i Kombëtares gjermane dhe i Bayern Munich, Manuel Neyer është jashtë fushave të blerta për një kohe të gjatë pasi theu këmbën duke bërë ski. Drejtori i Bayernit, Kristof Frojnd, ka ndarë me tifozët lajmin e shumëpritur për rikthimin e tij.

“Do të presim edhe pak ditë për ta parë Neuer në krye të detyrës. Me shumë gjasa sfida kundër Galatasaray do të jetë e duhura që ai të jetë në portë. Manuel na ka munguar të gjithëve.

Procesi i rikuperimit po ecën shkëlqyeshëm dhe ai ka dhënë reagimin e duhur në të gjitha testet e kryera, sikurse me seancat stërvitore, tregues se është i gatshëm të japë më të mirën”, u shpreh Frojnd.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?