Maradona “shpërthen” keq ndaj Messit me shokë: Jeni bij ku*vash, na turpëruat!

Humbja e Argjentinës ndaj Kolumbisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, nuk është pritur aspak mirë nga legjenda, Diego Armando Maradona.

Me deklaratën e tij ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndërsa së fundmi Maradona ka shpërthyer ndaj lojtarëve argjentinas, duke i quajtur këta të fundit, bij ku*vash!

“Kjo të bën të mendosh se edhe Tonga (mbretëri polineziane me më tepër se 170 ishuj në Paqësorin e Jugut, shumë e pabanuar) mund të na mundë”, – tha fillimisht Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekziston një prestigj, që ne e kemi ndërtuar me shumë mund, duke marrë shumë goditje. Cila është fanella? Ju po ofendoni fanellën, bij kurvash! E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur e thyen autobusin…? Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?”, tha mes kritikash ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maradona është aktualisht në Buenos Aires, pasi u tërhoq nga detyra e trajnerit të Dorados në Meksikë. “Dora e Zotit” është kthyer në kryeqytetin argjentinas për arsye mjekësore pasi do t’i nënshtrohet dy operacioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?