Marotta: Lukaku dhe Skriniar janë zhgënjim, Juventus favorit për titullin

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për GDS rreth dy ish-lojtarëve Romelu Lukaku dhe Milan Skriniar, ndërkohëë nuk la pa komentuar as garën për titullin.

“Lukaku është e kaluara, tek Interi askush nuk mendon më për të. Askush, e theksoj: askush.

Skriniar? Përjetova një ndjenjë të fortë zhgënjimi. Sepse kur një futbollist nuk rinovon, ai nuk del kundër drejtuesve dhe presidentit. Thjesht del kundër historisë dhe vlerave të klubit. Milan i bëri keq Interit, jo personave në klub. Ai mund të kishte rinovuar. I bëmë disa propozime, si vendosja e një klauzole largimi që do të mbronte atë dhe interesat tona. Por refuzonte sistematikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara për titullin? Kam fituar titullin tim të parë në Torino me Conten në pankinë. Ishim pa impenjime europiane. Përvoja më thotë se të planifikosh sezonin vetëm me kampionatin dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Prandaj them se Juventusi është favorit për titullin”, deklaroi Marotta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?