Mbappe te Reali? Reagon presidenti i PSG: Me 200% …
Kylian Mbappé është një nga emrat më të përfolur në merkato, por talenti francez vështirë se do të ndryshojë ekip gjatë kësaj vere. Presidenti i klubit parizie, Nasser Al-Khelaifi në një intervistë të dhënë për “France Football”, është shprehur i sigurt për qëndrimin e yllit francez.
“Do të qëndrojë te PSG në sezonin e ardhshëm me 200 për qind”. Për sulmuesin francez prej kohësh Real Madrid ka shfaqur interes të madh, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka hapur idenë për të ndryshuar ambient.
Në moshën 20 vjeç, në Ligue 1, ai shënoi 33 gola në 29 ndeshje në sezonin e fundit, duke e mbyllur në vendin e dytë në garën për “Këpucën e Artë”, menjëherë pas Lionel Messit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

