Mbrojtësi i kombëtares transferohet te kampionët e Greqisë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj në sezonin e ri do të jetë pjesë e kampionëve të Greqisë, Paok. 20 vjeçari do të lërë Panatolikosin, ku u aktivizua për 3 sezone dhe do t’i bashkohet skuadrës nga qyteti i Selanikut me një kontratë katër vjeçare.

Paok ka shfaqur prej disa kohësh interes për mbrojtësin e talentuar, i cili numëron 49 ndeshje me ish skuadrën e tij dhe ku pjesën më madhe është aktivizuar si titullar.

Mediat greke njoftojnë se ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i mbrojtësit shqiptar me klubin e tij të ri. Kujtojmë që te Paok ka kontratë edhe Ergys Kaçe, por ky i fundit pritet të largohet pas rikthimit nga huazimi nga Panathinaikos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?