McKennie projekt muzikor me Kean dhe Leao-n para duelit ndaj Milanit
Ka jo pak raste kur futbolli mund të ndërthuret edhe me muzikën. Së fundmi Weston McKennie, në një intervistë për “DAZN” të dhënë në prag të ndeshjes Milan-Juventus zbuloi se së bashku me shokun e skuadrës te Juventus Kean dhe me sulmuesin e Milanit, Leaon do të nxjerrin një projekt muzikor.
McKennie theksoi se ai, Leao dhe Kean e kanë realizuar këngën së bashku dhe kanë bërë xhirimet në Milano.
“Unë, Leao dhe Kean bëmë një këngë së bashku, ne shkuam në Milano për ta regjistruar atë”, deklaroi McKennie. Mesfushori amerikan pritet të jetë titullar në duelin e së dielës ndaj kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

