Mediat spanjolle zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”, do të jetë …
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më datë 30 tetor në Paris, porkanë nisur të dalin edhe lajmet e para se cili do të jetë futbollisti që do të personalizojë trofeun e rëndësishëm individual. “Dario Sport” nga Spanja, e jep të sigurt se fituesi do të jetë Lionel Messi, që për herë të tetë do të koleksiononte Topin e Artë.
Një triumf që nëse konfirmohet, padyshim do të ishte tejet i vështirë për t’u thyer në të ardhmen me rivalin e tij Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve.
Lionel Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar duke rezultuar si udhëheqësi i “Albicelesteve”. “Pleshti” ia doli të fitonte edhe të vetmin trofe që i mungonte në palmaresin e tij, që mund të ndikojë në sukesin e radhës në trofeun prestigjioz individual.
Sfiduesi më i madh i Messit ishte Erling Haaland që nga ana e tij fitoi tre trofe me Manchester Cityn, mes tyre edhe Champions League duke rezultuar si golashënuesi më i mirë në Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

