Memelli largohet nga drejtimi i Vllaznisë, klubi kuqeblu e falenderon
Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli është larguar nga pankina e shkodranëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezblu, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Vllaznia shkruan se ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Memellin, ndërsa e falënderon atë për kontributin që ka dhënë.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

