Merr fund “Calciopoli” pas 17 vitesh, titulli i vitit 2006 i mbetet Interit

Pas 17 vitesh merr fund Caliopoli. Juventus hoqi dorë nga ankesa në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Interit për të rrëzuar vendimin e TAR të vitit 2016, i cili u kishte mohuar bardhezinjve kompensimin për dëmin e padrejtë të supozuar të shkaktuar nga vendimi i komisionerit të Federatës së Futbollit, Guido Rossi, ku trofeu i Scudettos në vitin 2006 i shkoi Interit për shkak se Juventus u dënua nga drejtësia sportive.

Seanca për apelimin ishte caktuar për mëngjesin e sotëm, por më 13 tetor Juventus vendosi të tërheqë kërkesën për dëmshpërblim, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?