Mes mesazheve të dashurisë dhe “JO”-ja ndaj Juves, e ardhmja e Hysajt mbetet mister

Muaji maj do të jetë vendimtari për të ardhmen e Hysajt, teksa presidenti De Laurentis ka bërë gati kontratën e re: rinovim deri në vitin 2023, sigurisht ndryshim kushtesh financiare dhe klauzole. Numri një i klubit është i “fiksuar” pas Hysaj, sikurse shkruhet në “calcionapoli24.it”, ku bëhet edhe një analizë për të ardhmen e mbrojtësit të linjës së djathtë. Bisedimet vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të mbyllet me sukses deri në fund të këtij sezoni.

Napoli në zemër – Hysaj ka treguar vazhdimisht se dëshiron të mbajë veshur fanellën e Napolit. Gjithashtu listohet si një mesazh i qartë për këtë edhe refuzimi që i bëri skuadrës së Juventusit, vetëm e vetëm që të fitonte me skuadrën e tij aktuale. Mbrojtësi kështu kërkon të tregojë edhe mirënjohjen për Napolin, pasi besoi tek ai vetëm pas një viti në Serie A dhe nëse sot është bërë një lojtar i kompletuar i nivelit ndërkombëtar, ka ardhur edhe prej kësaj mundësie.

Rreziku nga jashtë- Problemi qëndron pasi ka klube të interesuara për shqiptarin. Prej kohësh Bayern Mynih po e ndjek mbrojtësin, por janë edhe disa klube angleze që e kanë në mendje. Problemi tjetër për Napolin është gjetja e një tjetër lojtari me eksperiencë ndërkombëtare si Hysaj dhe këtë klubi italian e sheh shumë të vështirë. De Laurentis dëshiron ta mbyllë çështjen e rinovimit shumë shpejt, por rrugët e merkatos janë të pafundme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?