Mesfushori çek, Cerny: Do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo e shtatorit ndaj Shqipërisë

Çekia po përgatitet për ndeshje ne 12 tetorit ndaj Shqipërisë. Mesfushori i çekëve, Vaclav Cerny në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të përfaqësueses ka thënë se në “Air Albania” pret një ndeshje tjetër nga ajo e kaluara.

“Duhet të përmirësohemi shumë. Edhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë mirë. Besoj fort se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit.

Ne kemi një grup të tillë, ku atmosfera kaq e zjarrtë ka shumë mundësi të na bashkojë. Unë personalisht mezi po pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim takimin.

Është normale të ndjesh presionin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Grupi ynë ka evoluar disi. Të gjithë ne duam që shkojmë në EURO”, deklaroi mesfushori.

SHKARKO APP