Messi fitoi “Topin e Artë”, ky është reagimi epik i Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo ka reaguar në një mënyrë të veçantë në lidhje me triumfin e 8-të të Messit për “Topin e Artë”. 38-vjeçari portugez pëlqeu dhe komentoi me “emojin” e të qeshurës nën videon e një gazetari spanjoll, i cili kundërshtonte hapur kurorëzimin e Lionel Messit.
“Ajo që e dinim, ndodhi. Ata do t’ia jepnin Messit një tjetër ‘Top të Artë’. Shkoi të ‘pensionohej’ në Miami, edhe pse tashmë dukej sikur ishte ‘pensionuar’ te PSG, duke u përgatitur për Kupën e Botës. Fitoi Botërorin, mirë, por me 6 penallti.
Kupa e Botës ishte 10 muaj më parë, tani është thuajse nëntor. Messi ka 8 ‘Topa të Artë’, ai duhet të kishte 5. Ai ka ‘Topin e Artë’ të Iniesta/Xavi, Lewandowski, që fitoi 6 trofe në një sezon, dhe Haaland, që ishte golashënuesi më i mirë nga të gjithë”.
Ky ishte komenti mjaft ironik i gazetarit, që duket se e bëri për “të qeshur” yllin portugez, i cili nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen e madhe në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

