Messi nuk do të mbyllë karrierën te Inter Miami, por te …

FORT LAUDERDALE, FLORIDA - JULY 21: Lionel Messi #10 of Inter Miami CF celebrates after kicking the game winning goal during the second half of the Leagues Cup 2023 match between Cruz Azul and Inter Miami CF at DRV PNK Stadium on July 21, 2023 in Fort Lauderdale, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Lionel Messi vendosi të transferohej në mënyrë surprizë këtë verë në Amerikë duke braktisur Kontinentin europian. “Pleshti” pranoi ofertën e Inter Miamit të David Beckham ndërsa është shndërruar në imazhin e MLS.

Kampioni i Botës nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën në Amerikë, të paktën kjo është ajo që raportojnë mediat. Sipas “El Nacional”, Messi do të qëndrojë tek Inter Miami deri në vitin 2025 dhe më pas do të rikthehet në Argjentinë për të “varur këpucët në gozhdë” me Newell’s Old Boys, skuadër në të cilën hodhi hapat e parë të karrierës para se të transferohej te Barcelona.

Në Argjentinë ëndërrojnë që Messi të marrë pjesë edhe në Botërorin e vitit 2026 dhe të ketë mundësinë që të luajë me Albicelestet shanset për të mbrojtur titullin e fituar në Katar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?