Mihajlovic jep mesazh domethënës: Çfarë problemi ka të qëndroni në shtëpi?
Sinisa Mihajlovic ka dhënë një mesazh shumë domethëns në lidhje me situatën e vështirë të koronavirusit, duke i këshilluar të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.
“Kam kaluar tre muaj mbyllur në spital, për mua masat për koronavirus janë një shëtitje. Kam bërë dy luftra, përjetuar bombat: do jetë problem thua të rri në shtëpi?” ka thënë tekniku serb i Bolonjës për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk po zvogëloj rreziqet e koronavirus, as ankthin e atyre që nuk janë mësuar të qendrojnë në shtëpi. Për shembull: gruaja ime lëviz më shumë në shtëpi se disa futbollistë në fushë! Por pas muajsh në spital pa hapur dot as dritaren, të qëndrosh në shtëpi me familjen për mua është privilegj”.
Cfarë bën këto ditë? Libra, internet, telefon, film, serie tv… ka më keq, apo jo? Duhet të ndihmojmë mjekët duke qëndruar në shtëpi, duke mbrojtur brezin më të dobët. Thuhet se vdesin vetëm të moshuarit me patologji të tjera, sikur të ishte një ngushëllim. Por të moshuarit nuk janë numra, janë burime, janë historia jonë.
Do ta mundim koronavirus e kur të kthehemi në normalitet do të jetë shumë bukur. I këshilloj të gjithë të jetojnë fundin e sezonit me pasion, pa polemika apo justifikime: të na shërbejë si mësim”, deklaroi Mihajlovic.
KOHA JONË SONDAZH

