FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan bën gati ofertën për yllin e Lyon

Drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis njoftoi se kuqezinjtë do të ndjekin tashmë një rrugë të re, duke synuar të afrojnë futbollistë të rinj të talentuar, si rruga e vetme për të rregulluar bilancet.

Aktualisht kuqezinjtë kanë ngritur organigramën e re, ku kanë rikthyer emra si Maldini e Boban, ndërsa pankina i është besuar ish trajnerit të Sampdorias, Marco Giampaolo dhe menjëherë ka nisur puna për merkaton.

Sipas raportimeve të “France Football”, drejtuesit e Milanit kanë kërkuar informacione për të blerë fantazistin francez të Lyonit, Nabil Fekir. 25-vjeçari ka kontratë deri verën e ardhshme me klubin francez dhe këta të fundit do të kënaqeshin me rreth 35-40 milionë euro, që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero verën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?