Milan-Inter, njihuni me formacionet zyrtare të Derbit të Madoninës

Milan dhe Inter pa pak minutash do të luajnë derbin e Madoninës, të shtyrë ekzaktësisht para një muaji pas ndarjes tragjike nga jeta të Davide Astorit. Do të jetë mundësia e fundit e kuqezinjve për të kapur trenin “Champions”, sepse pas këtij dueli të dy ekipet do të kenë nga vetëm tetë takime deri në mbylljen e sezonit.

Milani do të luajë me formacionin 4-3-3. Gatuzo ndryshe nga ndeshja me Juven do të luajë me Kutronen në majën e sulmit, ndërkohë që Çalhanoglu dhe Suzo do ta mbështesin nga krahët. Në mesfushë ka hapësira për Bonaventurën, Montolivon dhe Kesi.

Në krahun tjetër Interi kundërpërgjigjet me vendosjen 4-2-3-1, teksa Perisiç, Rafinja dhe Kandreva do të mbështesin Kandrevën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?