Milani bën gati rinovimin me mesfushorin që shkëlqeu sezoni e kaluar
Milani ka nisur punën për të shpërblyer protagonistët e sezonit të kaluar me rinovimin e kontratës, teksa pas Rade Krunic, ka qenë radha e Sandro Tonali.
Italiani, që sapo ka nisur sezonin e tij të tretë me fanellën kuqezi, pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2027-ës, nga e cila do të përfitojë dyfishin e pagës, ose 3 milionë euro, nga 1.5 që merr aktualisht.
22-vjeçari është shndërruar në një titullar te Milani që sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit është rritur edhe më shumë përgjegjësia e tij, pas largimit të Franck Kessie.
KOHA JONË SONDAZH

