FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani dhe Interi bëjnë gati 700 milionë euro për stadiumin e ri

Milan dhe Inter janë gati të hedhin hapin final për stadium e ri. Pas muajsh të tërë bisedimesh, dy shoqëritë do të paraqesin në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e impiantit të ri.

Hipoteza e rikonstruksionit të stadiumit “Giuseppe Meazza” është lënë mënjanë, për t’i besuar një projekti 700 milionësh, që sipas parashikimeve duhet të jetë gati për sezonin 2022-2023.

Pavarësisht protestave të romantikëve të futbollit për prishjen e “San Siros”, dy shoqëritë milaneze shohin drejt së ardhmes. Sipas medieve italiane, brenda këtij muaji do të merret vendimi përfundimtar për stadiumin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk do të ketë pengesa të paparashikuara më parë, impianti i ri do të ndërtohet nën nivelin e rrugës, në krah të “Meazzas”, ku për momentin ndodhet parkimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?