Milani e nis rindërtimin nga “koka”, zyrtarizon Boban dhe Maldinin
Milani nis revolucionin që nga koka. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar rikthimin e Zvonimir Boban, i cili ka lënë FIFA-n për t’u bërë drejtori i përgjithshëm i klubit. Ai do të ketë rol koordinues dhe supervizor i aktiviteteve sportive, dhe do të mbështet nga Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini.
Ky i fundit ndërkohë është emëruar zyrtarisht si drejtori teknik i klubit të Milanit. Këto dy ndryshime i hapin rindërtimit të ekipit kuqezi, që shumë shpejt do të zyrtarizojnë edhe trajnerin Giampaolo. /Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

